E braktisë punën e saj si mësuese, për një arsye që do të ju habisë

Pokemon Go është loja e fundit e cila ka thyer të gjitha rekordet e përdorshmërisë në botë.

Fun

26/07/2016 05:00

Çdo ditë nepër rrjete sociale hasim raste interesante në çdo aspekt, por ajo çfarë ka bërë kjo mësuese ka habitur të gjithë.

Mësuesja kishte një pagë prej afër 2000$ që mbante msime private nga lënda e matematikës, muzikës dhe gjuhës angleze.

Tani, mësuesja ka bërë një hap interesant duke lënë profesionin e saj për të pasur kohë të plotë që të luaj Pokemon Go.

Ajo e kishte marrë këtë hap që të bënte biznes me llogari në këtë lojë. Qëllimi i saj ishte të përfundonte nivele me disa llogari dhe përmes eBay të shiste ato.

“Nëna ime mendon se unë jam e çmendur, por unë thjesht e dua këtë lojë”, tha ajo.

Mësuesja ka filluar të gjeneroj të ardhura nga “profesioni i ri”, dhe shprehet se po i’a del mjaft mirë./lajmi.net