E ardhmja e Ceballos larg Real Madridit

Rrugëtimi i Dani Ceballos, në Real Madrid mund të jetë në sezonin e tij të fundit.

Sport

26/03/2022 11:04

Real Madridi kishte transferuar Dani Ceballos, nga Real Betisi, në qershor të vitit 2017.

Por koha e tij te Reali nuk shkoi ashtu siç pritej. Ai nuk po e gjente veten në formacionin startues, andaj u huazua te Arsenali, dy vite më vonë.

Ceballos kaloi dy sezone te Arsenali dhe pas përfundimit të kontratës, u rikthye përsëri te ‘Mbretërit’, transmeton lajmi.net.

“Ceballos do të jetë një lojtar i rëndësishëm në pjesë e dytë të sezonit”, ishin fjalët e Carlo Ancelotti, në lidhje me rikthimin e mesfushorit në ekip.

Por diçka e tillë nuk ndodhi pasi, pas kësaj deklarate të trajnerit, Ceballos ka zhvilluar vetëm 21 minuta me madrilenët.

E ardhmja e tij duket të jetë larg Real Madrid, për shkak të minutave që ai po merr.

Ceballos ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2023, por pritet të largohet gjatë kësaj vere, pasi ekipi duan të përfitojnë financiarisht nga ai./Lajmi.net/