E akuzuan pse s’po reagon: Edhe Albulena Haxhiu e afërt me ambasadorin Martin Berishaj

Skandali i raportuar në media i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po qëndron ende si top-lajm në mediat vendore.

Lajme

26/04/2022 17:48

Në lidhje me këtë çështje kanë reaguar krerët e shtetit, Vjosa Osmani e Albin Kurti, të cilët e kanë amnestuar Berishën, mirëpo asnjë reagim nuk ka pasur nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Madje, kjo e fundit është akuzuar nga opozita se “po i jep zë krimit” duke heshtur për rastin në fjalë.

Ishte deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ajo që me anë të një postimi në Facebook tha se Haxhiu duhet të mbajë qëndrim publik për rastin.

“Tash e disa ditë heshtje nga ajo për skandalin e pushtetit në emër të së cilit qeverisë. Duke heshtur për megaskandalin që përfshin ambasadorin tonë në Kroaci, i cili mes tjerash, ka bërë vepër penale duke fshehur pasurinë e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, ministrja po i jep zë krimit”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook”.

E arsye e mundshme pse Haxhiu nuk ka reaguar, mund të jetë edhe afërsia që ministrja ka me vet ambasadorin Berishaj.

Madje, sipas fakteve në terren, kjo miqësi siç duket daton qysh moti.

Lajmi.net ka parë se Haxhiu ka publikuar para disa vitesh një fotografi me Berishën, të cilin siç duket e ka takuar për kafe atë kohë.

Edhe vet mbishkrimi i fotografisë duket të jetë mjaft miqësor.

Ndryshe, qarqe të opozitës në vend kanë kërkuar nga pushteti që ta shkarkojë ambasadorin Berishaj pas skandalit financiar në Slloveni të raportuar në media, e në të cilin është i përfshirë edhe vet ambasadori.

Ky i fundit, raportimet në fjalë i ka quajtur shpifje. /Lajmi.net/