Dzeko i jep lëvdata vetes pas triumfit kundër Milanit: Unë jap më shumë se gola për Interin
Interi e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma. “Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”. Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko pas ndeshjes i ka dhënë lëvdata vetes, duke thënë se ai jep më shumë se gola për skuadrën e tij. “Sa…
Sport
Interi e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Milanit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.
“Nerazzurrët” triumfuan me rezultat të pastër 0:2 kundër “Rossonerëve” në stadiumin “San Siro”.
Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko pas ndeshjes i ka dhënë lëvdata vetes, duke thënë se ai jep më shumë se gola për skuadrën e tij.
“Sa thashë herën e fundit? Po, ende 37 vjeç, por ndihem mirë”, tha boshnjaku për Amazon Prime Italia, transmeton lajmi.net.
“Sot u ndjeva më i freskët, ndoshta sepse pushova tre ditë më parë. Jo vetëm unë, por i gjithë ekipi u ndez, sepse jo çdo vit luan një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ishim të koncentruar nga minuta e parë deri në minutën e fundit dhe në fund u shpërblyem për këtë”.
“Ndonjëherë golat mungojnë dhe njerëzit flasin vetëm për këtë, por unë sjell më shumë se gola në ekip. Unë punoj shumë për shokët e mi dhe shënova golin, por gjithashtu bëra punë të rëndësishme për ekipin gjatë gjithë ndeshjes”, deklaroi sulmuesi boshnjak.
Ndeshja e dytë ndërmjet dy rivalëve të përbetuar lokal luhet javën e ardhshme, gjithashtu në stadiumin “San Siro”.
Ekipi që shkon në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër Manchester City – Real Madrid./Lajmi.net/