Dzeko e harroi rezultatin
Manchester City shënoi aq shumë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Capital One Cup kundër West Ham Unitedit (6:0), sa që sulmuesi Edin Dzeko e harroi rezultatin përfundimtar. Ylli nga Bosnja e Hercegovina realizoi dy herë, kurse Alvaro Negredo shënoi het-trik ndërsa mesfushori Yaya Toure shtoi një gol tjetër për ekipin e menaxherit Manuel Pellegrini.…
Sport
Manchester City shënoi aq shumë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Capital One Cup kundër West Ham Unitedit (6:0), sa që sulmuesi Edin Dzeko e harroi rezultatin përfundimtar.
Ylli nga Bosnja e Hercegovina realizoi dy herë, kurse Alvaro Negredo shënoi het-trik ndërsa mesfushori Yaya Toure shtoi një gol tjetër për ekipin e menaxherit Manuel Pellegrini.
Mirëpo, në deklaratat e tij pas ndeshjes, Dzeko u ngatërrua kur deshi ta përmend rezultatin përfundimtar. “Nuk është lehtë të fitohet 5:0 në shtëpinë e një skuadre tjetër nga Premierliga”, deklaroi ai, para se të korrigjohet nga gazetari.
Ekipet u takuan në Upton Park të martën. Shikoni Dzekon duke harruar rezultatin përfundimtar të takimit: