Dyshohet se pengoi policinë në Shkabaj: Arrestohet një person dhe dërgohet në stacion policor
Në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës është arrestuar një person, kjo pasi ka penguar Policinë e Kosovës të kryej detyrën. Policia e Kosovës ka asistuar sot Inspektoriatin e Komunës së Prishtinës për të rrëzuar objektin e nisur për xhami. Banorët e këtij fshati kanë kundërshtuar këtë vendim, ku është përdorur edhe sprej për qetësimin…
Lajme
Në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës është arrestuar një person, kjo pasi ka penguar Policinë e Kosovës të kryej detyrën.
Policia e Kosovës ka asistuar sot Inspektoriatin e Komunës së Prishtinës për të rrëzuar objektin e nisur për xhami.
Banorët e këtij fshati kanë kundërshtuar këtë vendim, ku është përdorur edhe sprej për qetësimin e situatës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se një person është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Policia vetëm po asiston inspektorët komunal. Sa i përket pjesës policore për shkak të pengimit të zyrtarëve të komunës një personit është shoqëruar në stacion policor dhe i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Ahmetaj./Lajmi.net