Dyshohet se mashtroi qytetarë norvegjezë dhe porositi pajisje elektronike online, policia jep detaje
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet B.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, raporton lajmi.net I dyshuari dyshohet se…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet B.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, raporton lajmi.net
I dyshuari dyshohet se gjatë vitit 2026, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ka mashtruar disa shtetas të Norvegjisë, duke i nxitur të ndërmarrin veprime që u kanë shkaktuar dëme pasurore.
Sipas hetimeve, pasi dyshohet se ka siguruar të dhënat bankare të personave të dëmtuar, ai i ka përdorur ato për të realizuar porosi online në dyqane të ndryshme, kryesisht për blerjen e pajisjeve elektronike.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar shtatë telefona celularë, dy kompjuterë, dy USB, një veturë dhe dokumente të ndryshme, të cilat do të shërbejnë si prova në procedurën penale.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa i dyshuari po hetohet për veprën penale “Mashtrimi”, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Kosovës./Lajmi.net/