Dyshohet se ishte përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve, arrestohet një person në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga hetuesit policor të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura. Sipas Policisë, këto raste kanë ndodhur kohëve të fundit në kryeqytet,…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga hetuesit policor të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura.
Sipas Policisë, këto raste kanë ndodhur kohëve të fundit në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
“Ndaj personit të dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/