Dyshohet se aktori Hagen Mills plagosi ish-të dashurën dhe më pas vrau veten

Dyshohet se aktori Hagen Mills ka kryer vetëvrasje.

ShowBiz

21/05/2020 09:31

Mediat e huaja bëjnë të ditur se aktori Hagen Mills ka ndërruar jetë dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë një vrasje-vetëvrasje në Kentucky, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

29-vjeçari, i cili luajti në serialin “Baskets” u gjet i vdekur në Mayfield të martën.

Oficerët kishin takuar një grua me emrin Erica Price e cila kishte ‘plagë me armë në krah dhe kraharor’, tha policia.

Price njoftoi oficerët se sulmuesi ishte Mills, i cili e kishte qëlluar atë dhe më pas ia ktheu armën vetes, tha policia.

Ata konfirmuar më pas se Price është ish- e dashura e tij, me të cilën ka një vajzë të vogël.

Vajza e Mills dhe nëna e Price ishin të dyja të pranishme në shtëpi në kohën e incidentit, por nuk u plagosën.

Tani po hetohet incidenti si një përpjekje vrasje-vetëvrasje./Lajmi.net/