Dyshohet për helmimin e qenve në Prishtinë, ngordhin tre prej tyre

Ndër vite shqetësime të mëdha pati nga qytetarët në Prishtinë për numrin e madh të qenve endacak.

Lajme

15/04/2021 09:53

Shumë prej qytetarëve janë ankuar vazhdimisht se janë sulmuar nga qentë të cilët shihen rrugëve të kryeqytetit.

Por një gjë mjaftë e çuditshme raportohet të ketë ndodhur së fundi.

Në një faqe në Facebook janë publikuar disa video në të cilat shihet një gjendje mjaftë e vështirë shëndetësore e këtyre qenve, ku tre prej tyre kanë veçse kanë ngordhur, transmeton lajmi.net.

Në mbishkrim theksohet se qentë dyshohet se janë helmuar.

“Dyshohet per helmimin e qenve ne Matiqan. 3 te ngordhur deri tani. Njeren, Majen tentum me shpetu mirepo as nderhyrja e veterinarit nuk arriti me shpetu”./Lajmi.net/