Dyshohet për 12 raste të vjedhjeve, arrestohet i mituri në Lipjan
Policia në Lipjan mbrëmë e ka arrestuar një të mitur rreth një rasti të vjedhjes në një shtëpi në fshatin Torinë, ku është raportuar se janë vjedhur stoli ari dhe një shumë e parave. Rasti kishte ndodhur më 3 mars. “Pas marrjes së disa veprimeve operative zyrtarët policor, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë…
Lajme
Policia në Lipjan mbrëmë e ka arrestuar një të mitur rreth një rasti të vjedhjes në një shtëpi në fshatin Torinë, ku është raportuar se janë vjedhur stoli ari dhe një shumë e parave.
Rasti kishte ndodhur më 3 mars.
“Pas marrjes së disa veprimeve operative zyrtarët policor, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar (i mitur), i cili me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”.
“Ndaj personit të dyshuar po kryhen procedurat e nevojshme procedurale për se paku 12 vepra të natyrës se njëjtë, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të disa personave të tjerë të dyshuar të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në po të njëjtat raste”, njofton policia