Dyshimet se gaboi emrin e të eleminuarit, reagon e revoltuar Jonida: U bë boll
Pas largimit të Tonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë pretendime të shumta, ku u hodh ideja se moderatorja Jonida Vokshi kishte shpallur gabimisht emrin e banorit që duhej të eliminohej gjatë spektaklit të së premtes. Megjithëse Jonida e mohoi menjëherë këtë version, prania e Tonit më pas…
ShowBiz
Pas largimit të Tonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë pretendime të shumta, ku u hodh ideja se moderatorja Jonida Vokshi kishte shpallur gabimisht emrin e banorit që duhej të eliminohej gjatë spektaklit të së premtes.
Megjithëse Jonida e mohoi menjëherë këtë version, prania e Tonit më pas në ambientin e quajtur “kapsula” vetëm sa shtoi dyshimet, duke bërë që një pjesë e publikut të besonte se largimi i tij ishte rezultat i një lapsusi të çastit, i cili u përpoq të mbulohej.
Përballë këtyre aludimeve që vazhdonin të qarkullonin, moderatorja ka reaguar sërish, kësaj here me një postim të gjatë dhe më të drejtpërdrejtë në Instagram.