Dyshimet për keqpërdorim e mashtrim në prokurim publik, arrestohen dy persona- Prokuroria njofton për aksionin tek “Eko Regjioni”
Prokuroria Speciale ka njoftuar për një aksion të zhvilluar mëngjesin e sotëm. Prokuroria bëri të ditur se hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione si në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat. Nga ky rast janë arrestuar A.G dhe R.Z, transmeton lajmi.net. Përveç…
Lajme
Prokuroria Speciale ka njoftuar për një aksion të zhvilluar mëngjesin e sotëm.
Prokuroria bëri të ditur se hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione si në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat.
Nga ky rast janë arrestuar A.G dhe R.Z, transmeton lajmi.net.
Përveç bastisjeve në zyrat e Ekoregjionit, është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala.
“A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat.Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit”, thuhet në njoftim.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme./Lajmi.net/
