Dybala tregon shpirtin ‘luftarak’ të Ronaldos

Pauolo Dybala thotë se Cristiano Ronaldo bëhet shumë kokëfortë kur ata humbasin.

Sport

23/04/2021 10:54

Sulmuesi i Juventusit dha një intervistë me Ibai Llanos në Twitch duke diskutuar synimet e këtij sezoni dhe marrëdhëniet e tij me Cristiano Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“Ne të dy jemi afër të shënojmë 100 gola me Juventusin. Mua më mungon një, atij i mungojnë tre. Ronaldo gjithmonë dëshiron të fitojë, madje edhe në stërvitje dhe kur humbet bëhet shumë kokëfortë për disa minuta”, tha argjentinasi, sipas Calciomercato.com.

“Ne stërvitemi së bashku dhe praktikojmë goditjet e lira. Unë i marr ato në të djathtë, ai i merr ato në të majtë. Ai është i fiksuar totalisht dhe gjithmonë dëshiron të fitojë, gjithmonë”, shpjegon Dybala.

Kontrata e argjentinasit skadon në qershor 2022 dhe Juventus duket se është i gatshëm ta shesë atë gjatë verës, por Dybala duket i etur për të qëndruar në klub në vitet 2021-22.

“Ky është një sezon ndryshr por në të njëjtën kohë edhe ne kemi ndryshuar shumë, disa lojtarë e madje edhe trajnerin. Shpresojmë, ne mund të bëjmë më mirë sezonin e ardhshëm, duke mësuar nga gabimet tona”.

Dybala është lidhur me disa klube për një transferim të mundshëm, mirëpo akoma nuk ka ardhur ndonjë ofertë zyrtare në zyrat e Juventusit sipas mediave italiane./Lajmi.net/