Dybala shuan ëndrrën e Man utd, preferon të luftojë për një vend tek Juve
Ylli i Juventus, Paulo Dybala, duket se ka shuar ëndrrat e tifozëve të Manchester United.
Sport
Emri i Dybala së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm tek Manchester United, në një ofertë që Juves do t’i siguronte shërbimet e Romelu Lukaku.
Sipas raportimeve të ‘Sky Italia’, ky skenar nuk përkon me planet e argjentinasit, transmeton lajmi.net.
Dybala thuhet se preferon të qëndrojë në ‘Allianz Stadium’ dhe të luftojë për një vend në formacionin e Maurizio Sarri.
Lojtari do të jetë i lirë nga skuadra e Juves deri më 5 gusht, pasi ai nuk kishte mundësi të pushonte më herët, për shkak të angazhimit në Kupën e Amerikës me Argjentinën.
Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i Dybala, nëse ai do të përfundoj tek United si pjesë këmbimi për Lukaku, apo do të qëndrojë tek kampionët e Serie A për të synuar Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/