Dybala rikthehet në listën e skuadrës, mirëpo një tjetër shqetësim është shfaqur

Paulo Dybala është në skuadrën e Juventusit për ndeshjen që luhet sonte kundër Napolit.

Sport

07/04/2021 17:21

Ndeshja e cile ishte planifikuar të luhet fillimisht më 4 tetor, do të luhet sot pasi është shtyrë për shkak të virusit COVID-19, transmeton lajmi.net.

Bianconeri çuditërisht vonuan listën e skuadrës, ku e postuan atë vetëm dy orë para fillimit të ndeshjes.

Federico Bernardeschi dhe Leonardo Bonucci janë me COVID-19, por Merih Demiral gjithashtu pasi ai nuk është i gatshëm.

Felix Correia shtohet në skuadër, një shenjë që konfirmon se Dybala ende po ndjen dhimbje në gju dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të luajë sonte.

Skuadra e Juventusit për Napolin: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Chiellini, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Cuadrado, Demiral, Di Pardo, Dragusin, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Fagioli, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala, Felix Correia./Lajmi.net/