Dybala i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, është stërvitur pjesërisht me grupin këtë mëngjes dhe është gati të udhëtojë në ‘San Siro’ për ndeshjen e nesërme me Interin. Sulmuesi argjentinas kishte humbur ndeshjen e fundit para pushimit më kombëtare për shkak të një lëndimi. Sipas ‘Calciomercato.com’, ish-sulmuesi i Juventusit u stërvit pjesërisht me pjesën tjetër të ekipit…

Sport

30/09/2022 16:25

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, është stërvitur pjesërisht me grupin këtë mëngjes dhe është gati të udhëtojë në ‘San Siro’ për ndeshjen e nesërme me Interin.

Sulmuesi argjentinas kishte humbur ndeshjen e fundit para pushimit më kombëtare për shkak të një lëndimi.

Sipas ‘Calciomercato.com’, ish-sulmuesi i Juventusit u stërvit pjesërisht me pjesën tjetër të ekipit në Trigoria në mëngjes dhe pati një bisedë me Jose Mourinhon duke u siguruar që ai të mos ndjejë më dhimbje në kofshë.

Prandaj, ‘Special One’ do të përfshijë emrin e argjentinasit në listën e skuadrës për udhëtimin në Milano ku Roma do të përballet nesër në orën 18:00 me Interin.

Sipas raportit, Dybala do të startojë së bashku me Nicolo Zaniolo dhe Tammy Abraham, ndërsa kapiteni Lorenzo Pellegrini do të luajë në mesfushën qendrore./Lajmi.net/