Dybala arrin marrëveshje me Tottenhamin, por ka një pengesë

Tottenham Hotspur ka përfunduar me sukses negociatat për të nënshkruar me Paulo Dybalan, i cili pritet të largohet nga Juventus për 75 milionë euro.

Sport

08/08/2019 10:58

E vetmja pengesë deri tani për këtë transferim janë të drejtat e imazhit.

The Independent raporton se Tottenham është i gatshëm të përmbushë kërkesat për pagën e 25-vjeçarit, shkruan lajmi.net.

Të drejtat e imazhit të Dybalas janë e vetmja pikë penguese në këtë moment, të cilat aktualisht janë në pronësi të kompanisë me bazë në Maltë ‘Star Image’ dhe Spurs do të duhet të paguajnë edhe një shumë tjetër para nëse dëshirojnë ta zgjidhin këtë situatë.

Maruizio Sarri i ka treguar ish-lojtarit të Palermos se është i panevojshëm për sezonin e ri dhe kësisoj ai është pajtur të transferohet në Angli.

Çështja e të drejtave të imazhit duhet të zgjidhet para orës 18:00, pasi në atë kohë mbyllet afati kalimtar në Angli. /Lajmi.net/