Dybala apo Lautaro? Maicon tregon preferencat e tij

Ish mbrojtësi i Inter, Maicon, ka treguar të preferuarin e tij mes Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala.

Sport

08/03/2020 11:56

Braziliani ka bërë të ditur se pëlqen Lautaron para Dybala dhe tutje është shprehur se Antonio Conte mund t’i sjell ‘Scudetto’ Interit.

Maicon ishte intervistuar nga ‘Gazzetta dello Sport’ para ‘Derby d’Italia’ ku ka dhënë shumë komente lidhur me ndeshjen Juventus – Inter.

Një nga pyetjet për të ishte pikërisht ajo për të zgjedhur mes dy argjentinasve; Dybala – Lautaro.

“Dybala është lojtar i madh, por them Martinez: kur ai jep performanca siç di, është normale edhe që ka skuadrat më të mëdha evropiane pas tij” ka thënë Maicon, transmeton lajmi.net.

Juventus dhe Inter do të përballen sonte, me fillim nga ora 20:45. Dy argjentinasit pritet të jenë startues. /Lajmi.net/