Dy zyrtarë të MPB-së po intervistohen nën hetimet për “dallavere” në lejet e armëve, nga kompania “Reload” deklarohen për aksionin
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot për lajmi.net zhvillimin e një aksioni ndaj katër personave të dyshimtë, dy nga ta zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ne baze te nenit 414 par.1 te…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot për lajmi.net zhvillimin e një aksioni ndaj katër personave të dyshimtë, dy nga ta zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Konfirmojmë se është duke u zhvilluar një aksion ndaj dy personave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ne baze te nenit 414 par.1 te Kodit Penal te Republikës se Kosovës, si dhe dy persona te tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit ne sektorin privat” ne baze te nenit 309 te KPRK-se. Për me shume detaje ju njoftojmë me kohe”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Kaltrina Shala.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë sot nisën aksionin, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtarë edhe ndaj dy të tjerëve për pranim ryshfeti në sektorin privat.
Bëhet fjalë për dy persona nga poligoni i qitjes, “Reload”.
Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga kompania e armëve “Reload”, por të njëjtit kanë qenë fjalë pak.
Të pyetur nëse janë informuar për rastin thanë se “Po s’ka të bëjë me neve, ditën e mirë”.
E të dyshuarit në MPB tanimë të ndaluar për këtë rast raportohen se janë, B.H dhe S.B. Të njëjtit tani për tani janë në intervistim e sipër dhe që të dy janë zyrtarë të Departamentit të Armëve në Ministri të Punëve të Brendshme.
E siç raportohet një bastisje ka nisur edhe tek kompania e shitjes së armëve “Reload”./Lajmi.net/