“Dy vite pa Ligën e Kampionëve do të ishin shumë” – De Bruyne largohet nëse UEFA nuk ndryshon vendim
Kevin de Bruyne nuk do të vendos për të ardhmen e tij, pa mësuar përgjigjen që CAS do të jap për Man City.
Sport
UEFA kishte dënuar Manchester City me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, si pasojë e shkeljes së rregullave të FFP, por ‘Citizens’ kanë apeluar vendimin në CAS.
Kjo sitautë duket po ndikon edhe për kontratat e lojtarëve. Duke folur për të ardhmen e tij, De Bruyne ka lënë të kuptohet se po pret për përgijgjen e CAS, para vendimit për të ardhmen e tij.
“Unë jam duke pritur. Klubi na ka thënë se do të apelojnë dhe se ata janë të bindur 100% se kanë të drejtë”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.
“Kjo është arsyeja pse unë po pres, të shoh se çfarë ndodhë. I besoj skuadrës sime. Sapo komunikata të zbulohet, unë do të rishikoj gjithçka. Dy vite pa futboll evropian do të ishin shumë. Nëse është një vit, mund ta konsiderojë”, ka shtuar belgu.
Deklaratat e De Bruyne do të alarmojnë gjigantët evropian. Nëse UEFA nuk ndryshon vendim, belgu do të largohet. Ai është mesfushori me paraqitjet më të mira në dy sezonet e fundit. /Lajmi.net/