Dy vëllezër përleshen fizikisht në Graçanicë, njëri prej tyre i mitur – intervenon policia

Dy vëllezër janë përfshirë në një përleshje fizike në Graçanicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 qershorit, rreth orës 21:45. Të dyshuarit, njëri prej të cilëve është i mitur, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net. Pas intervistimit, me vendim të…

Lajme

27/06/2026 08:56

Dy vëllezër janë përfshirë në një përleshje fizike në Graçanicë, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 qershorit, rreth orës 21:45. Të dyshuarit, njëri prej të cilëve është i mitur, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe po hetohet nga organet kompetente./lajmi.net/