Dy vajza raportohen të zhdukura, njëra prej tyre e mitur
Dy vajza janë raportuar të zhdukura gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë dhe Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Podujevë babai raportoi se i është zhdukur vajza nga 10 dhjetori. “Rr. Bedri Bajrami, Podujevë / 10.12.2025 – 14:00. Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia…
Lajme
Dy vajza janë raportuar të zhdukura gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë dhe Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Podujevë babai raportoi se i është zhdukur vajza nga 10 dhjetori.
“Rr. Bedri Bajrami, Podujevë / 10.12.2025 – 14:00. Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë per vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.
Ndërsa në Prishtinë, nëna raportoi se i është zhdukur vajza e mitur.
“Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë / 12.12.2025 – 17:00. Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.