Dy tërmete në Ohër

Në Ohër janë regjistruar këtë mëngjes dridhje të reja.

Lajme

22/07/2017 11:54

Bëhet fjalë për dy tërmete të vogla, njëri prej 2.5 shkallë sipas Rihterit me epiqendër 16 kilometra në jug të Ohrit dhe në thellësi prej 2 kilometra.

Tërmeti i dytë poashtu ka qenë me fuqi prej 2.5 shkallë sipas Rihterit, ndërsa është regjistruar në ora 4.49, 9 kilometra nga Jankovci dhe me thellësi prej 2 kilometra, shkruan Alsat M.

Nga 18 qershori deri më sot rajoni i Ohrit ka përjetuar mbi një mijë tërmete dhe si më i fuqishëm ishte tërmeti i regjistruar me 5 shkallë sipas Rihterit, tërmet i cili shkaktoi edhe dëme të vogla materiale.