​Dy të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos, digjen qindra shtëpi dhe biznese

Zjarret e ashpra të ndihmuara nga erërat e forta dhe kushtet e motit të thatë u përhapën me shpejtësi në pjesë të veriut dhe veriperëndimit të Los Anxhelosit sot, duke marrë dy jetë dhe duke djegur mbi 1.000 shtëpi, biznese dhe struktura të tjera, transmeton Anadolu. Zjarri Palisades mbetet më i madhi pasi shpërtheu i…

Bota

09/01/2025 09:17

Zjarret e ashpra të ndihmuara nga erërat e forta dhe kushtet e motit të thatë u përhapën me shpejtësi në pjesë të veriut dhe veriperëndimit të Los Anxhelosit sot, duke marrë dy jetë dhe duke djegur mbi 1.000 shtëpi, biznese dhe struktura të tjera, transmeton Anadolu.

Zjarri Palisades mbetet më i madhi pasi shpërtheu i pari të martën, duke djegur rreth 1.200 hektarë tokë, ndërsa vazhdon të rritet në dhe rreth rajonit Pacific Palisades. Tri zjarre të tjera në zonë – zjarret Eaton, Hurst dhe Woodley – kanë djegur rreth 1.200 hektarë të tjerë. Ato kanë vazhduar në veri dhe verilindje të zjarrit Palisades.

Zjarri Eaton është më i madhi nga tri zjarret më të vogla dhe ka djegur rreth 900 hektarë. Zjarri Hurst ka djegur mbi 200 hektarë, ndërsa zjarri Woodley ka konsumuar 30 hektarë.

Zjarret janë jashtë kontrollit dhe avionët zjarrfikës e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të erërave të forta.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka vazhduar të ngrejë alarmin për një “stuhi ere kërcënuese dhe shkatërruese në zonë”, kombinuar me temperatura të ngrohta dhe lagështi shumë të ulët në zonë, duke të rritur rrezikun e zjarreve. Autoritetet kanë lëshuar alarm të kuq dhe paralajmërimi për erëra të forta mbetet në fuqi deri në orën 18:00 me kohën lokale.

Më shumë se 70,000 banorë të zonës së Los Anxhelosit janë urdhëruar të evakuohen, thanë zyrtarët gjatë një konference për shtyp..