Dy të rinj mbyten në liqenin e Pogradecit

Dy të rinj janë mbytur ditën e mërkurë në liqenin e Pogradecit, teksa po lundronin me varkë, ndërsa trupat e tyre ende nuk janë gjetur. Mësohet se viktimat janë Adrian Kosturi, 18 vjeç, dhe Aleks Kula, 14 vjeç, nga fshati Libonik i Korçës, të cilët janë kushërinj.

Lajme

27/08/2014 17:32

Lajmi konfirmohet nga policia, e cila thekson se dy kushërinjtë rezultojnë të zhdukur prej disa orësh, ndaj kanë nisur kontrollet për gjetjen e trupave, tashmë të konfirmuar nga efektivët blu, si të mbytur në liqen, raporoton gazeta Shqiptarja.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se dy të rinjtë kishin dalë me varkë, të cilën e kishin marrë qira dhe ishin hedhur në liqen për të notuar.

Gjatë kontrollit që po ushtrohet në liqen, policia ka arritur të zbulojë një varkë me sende personale në liqen, me të cilën dy të rinjtë kishin dalë për të notuar. Po ashtu, gjatë kontrolleve të zhytësve është bërë zbulimi edhe i një bombe të pashpërthyer, të cilën policia e ka larguar menjëherë, duke shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.