Dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, njëri nga shoferët i dehur

Dy persona janë lënduar  si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pak më parë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më saktësisht tek vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

Lajme

05/12/2021 23:48

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se në aksident ishin të përfshira dy vetura me targa vendore, dhe se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30.

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se njëri nga drejtuesit e automjetit rezulton të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë vozitjes. Njësia për kontroll të autostradave e PK-së është duke u marrë me rastin dhe procedurat ligjore”,ka thënë Hoxha./Lajmi.net/