​Dy të arrestuar për fajde në Podujevë

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat fajde dhe detyrim. Gjatë kontrollit të tri lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një armë e shkurtë, 261 fishekë, 5000 euro para të gatshme, dy telefona dhe disa kontrata. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë…

Lajme

15/10/2022 08:56

Dy persona janë arrestuar në Podujevë, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat fajde dhe detyrim.

Gjatë kontrollit të tri lokacioneve të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, një armë e shkurtë, 261 fishekë, 5000 euro para të gatshme, dy telefona dhe disa kontrata.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.