Dy sulmet me dhjetëra viktima në SHBA, reagojnë Meta dhe Basha
Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme që i morën jetën dhjetëra personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
Lajme
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit shkruan se shqiptarët solidarizohen me kombin amerikan.
“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, shkruan Meta
Ndërsa lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka shkruar në twitter se është i tronditur, ndërsa i cilëson sulmet si “sulme burracak ndaj të pafajshmëve”.
“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre.”- shkruan Basha në twitter.
Kujtojmë se sulmi i parë ndodhi në një qendër tregëtare në Teksas, ku humbën jetën 20 persona, ndërsa i dyti në Ohio, duke shënuar 9 viktima. /tch