Arrestohet një person në Prizren, policia i gjen kokainë, marihuanë dhe afro 20 mijë euro

Një person është arrestuar mbrëmjen e 17 shtatorit në Prizren, nën dyshimin për posedim të narkotikëve. Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë sekuestruar 26.43 gramë kokainë, 182.44 gramë marihuanë, si dhe 2.44 gramë kokainë, transmeton lajmi.net. Po ashtu, janë gjetur 221 pako me nga 30 tableta diazepam, 165 pako me nga 30 tableta bensedin,…

Lajme

18/09/2026 09:41

Një person është arrestuar mbrëmjen e 17 shtatorit në Prizren, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë sekuestruar 26.43 gramë kokainë, 182.44 gramë marihuanë, si dhe 2.44 gramë kokainë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, janë gjetur 221 pako me nga 30 tableta diazepam, 165 pako me nga 30 tableta bensedin, 19,625 euro dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Prizren / 17.09.2026 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshe 26.43 gramë, 182.44 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, 221 pako me nga 30 copë diazepam, 165 pako me nga 30 copë bensedin, 2.44 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 19.625 euro dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/