Dy skuadra të mëdha kërkojnë James Rodriguez

Manchester United dhe Juventus janë favoritë për të nënshkruar me James Rodriguez.

Sport

09/04/2020 08:00

Ylli kolumbian do të jetë në mesin e lojtarëve të parë që do të largohet nga Real Madrid me t’u hapur afati kalimtar.

AS pretendon se ‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘Zonja e Vjetër’ dëshirojnë të nënshkruajnë me 28 vjeçarin.

James ka pasur shumë pak minuta këtë sezon në Bernabeu për të lënë përshtypje te Zidane, dhe largimi duket i pashmangshëm.

Ish lojtari i Monacos, sezonin e kaluar ishte kthyer te Real Madrid, pas dy sezonesh i huazuar te Bayern Munich në Gjermani.

Vlen të ceket se James te Real Madrid është transferuar në vitin 2014 nga Monaco për 80 milionë euro./Lajmi.net/