Dy serbë sulmojnë kosovarin në Mitrovicë të Veriut, e bëjnë për spital

Një shqiptar është sulmuar fizikisht në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajme

11/12/2019 11:31

Rasti në polici është raportuar nga nëna e viktimës, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se djali i saj është sulmuar nga dy persona të panjohur të nacionalitetit serb.

Viktimës iu janë shkaktuar lëndime të lehta trupore  dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Lajmi.net/