Dy raste të nxitjes së urrejtjes dje në rajonin e Prishtinës – në një objekt në Graçanicë u hasën grafite me përmbajtje të urrejtjes

Dy raste të nxitjes së përçarjes dhe mos-durimit janë raportuar në rajonin e Prishtinës. Policia ka njoftuar se në pikën kufitare Stanqiq është ndaluar i dyshuari që po kërkohej, mashkull shtetas i Maqedonisë Veriut nën dyshimin për kryerje të veprës penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Një rast…

Lajme

23/09/2026 09:27

Dy raste të nxitjes së përçarjes dhe mos-durimit janë raportuar në rajonin e Prishtinës.

Policia ka njoftuar se në pikën kufitare Stanqiq është ndaluar i dyshuari që po kërkohej, mashkull shtetas i Maqedonisë Veriut nën dyshimin për kryerje të veprës penale të lartcekur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër në të njëjtën ditë është raportuar në Graçanicë.

Sipas informacioneve policore, në një objekt janë hasur grafite me përmbajtje që nxisin urrejtje.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori me udhëzimin e të cilit është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet./Lajmi.net/