Dy raste për sulm ndaj zyrtarëve në Prishtinë, një person arrestohet

Dy raste të ndara për “Sulm ndaj personit zyrtar” janë raportuar në Prishtinë më 5 tetor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në rastin e parë, të raportuar në orën 09:30, është identifikuar një person i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. “Lidhur me…

Lajme

06/10/2026 09:36

Dy raste të ndara për “Sulm ndaj personit zyrtar” janë raportuar në Prishtinë më 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në rastin e parë, të raportuar në orën 09:30, është identifikuar një person i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“Lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshuar mashkull kosovar i cili ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në rastin e dytë, të raportuar në orën 16:35, është arrestuar një person i dyshuar.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/