Dy profesorë ngacmohen gjatë orës mësimore në Suharekë

Dy profesorë në Suharekë kanë raportuar në Polici se janë ngacmuar përmes rrjeteve sociale gjatë orës mësimore.

Lajme

06/02/2021 10:56

Ngacmimet i kanë pranuar përmes rrjetit social Instagram nga dy faqe të panjohura në adresat e tyre.

Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

“Suharekë 05.02.2021-16:00. Dy ankues meshkuj kosovarë profesor në shkollën e lartë cekur kanë raportuar se deri sa kanë qenë duke mbajtur orë mësimore kanë pranuar përmes rrjeteve sociale Instagram mesazhe fyese nga dy faqe të panjohura në adresat e tyre..”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.