Dy persona të lënduar në një aksident në Prishtinë
Dy personave u është ofruar trajtim mjekësor pas një aksidenti mes një automjeti dhe dy motoçikletave në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për rajonin e Prishtinës. “Rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhë një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy…

Lajme
Dy personave u është ofruar trajtim mjekësor pas një aksidenti mes një automjeti dhe dy motoçikletave në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 20:30, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhë një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.