Dy persona që gjenden në arrati therin me thikë një person në Prishtinë – Detaje nga Policia

Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur në rrugën “Muhamet Qami” dje në Prishtinë. Një person ka raportuar në Polici se është therur me thikë nga dy persona që gjenden në arrati, shkruan lajmi.net. Viktima është dërguar në QKUK për tretman dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Policia po e heton rastin.…

Lajme

20/04/2026 09:15

Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur në rrugën “Muhamet Qami” dje në Prishtinë.

Një person ka raportuar në Polici se është therur me thikë nga dy persona që gjenden në arrati, shkruan lajmi.net.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Policia po e heton rastin.

“Rr. Muhamet Qami, Prishtinë / 19.04.2026 – 22:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sulmuar  nga dy të dyshuar të cilët gjenden në arrati, dhe therur me mjet të mprehtë- thikë. Si pasojë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, ka njoftuar Policia në raport 24 orësh. /Lajmi.net/