Deputetja Kica-Xhelili bleu shtëpi 60 mijë euro, e më 2022 e bleu edhe një në vlerë 300 mijë euro
Në kuadër të deklarimit të pasurisë, deklarimin e ka bërë edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili. Kica-Xhelili në deklarimin e saj ka paraqitur edhe pasuritë e paluajtshme ky hy edhe një shtëpi e blerë në vitin 2022, në vlerë 300 mijë euro. Po ashtu e njëjta raportohet të ketë blerë shtëpi në…
Lajme
Në kuadër të deklarimit të pasurisë, deklarimin e ka bërë edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.
Kica-Xhelili në deklarimin e saj ka paraqitur edhe pasuritë e paluajtshme ky hy edhe një shtëpi e blerë në vitin 2022, në vlerë 300 mijë euro.
Po ashtu e njëjta raportohet të ketë blerë shtëpi në vitin 2019 ën vlerë 60 mijë euro derisa bashkëshorti posedon edhe një arë në vlerë 6 mijë e 500 euro.
E në zotërim të aksioneve, Doarsa Kica-Xhelili raportoi disa aksione të bashkëshortit që lidhen edhe me kompani të energjisë. E bashkëshorti i saj ka investuar edhe në kriptovaluta, saktësisht në “Shiba” më saktësisht meblerje prej 1 mijë e 500 eurove.
Në kuadër të të ardhuave vjetore, deputetja ka raportuar mbi 22 mijë euro pagë vjetore./Lajmi.net/
