Dy persona ndërrojnë jetë në QKUK nga plagët e marra në aksidente
Dy persona, një femër dhe një mashkull, kanë ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të marra në aksidentet që pësuan para dy dite

Lajme
Policia ka raportuar se dje në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër e cila kishte qenë pjesë e një aksidenti në fshatin Polluzhë të Skenderajt, ndërkaq mashkulli në Llapnasellë të Graçanicës, shkruan lajmi.net
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Polluzhë, Skenderaj 03.11.2016-15:03. Në lidhje me rastin e datës 03.11.2016 raportohet se me 05.11.2016 viktima femër K/Shqiptare e cila ishte e shtrirë në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
Llapnasellë, Graqanicë 30.10.2016-20:05. Në lidhje me rastin e datës 03.11.2016 raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ishte i shtrirë në QKUK me 05.11.2016 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupoi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.