Dy persona gjobiten me nga 200 euro në Ferizaj, u kapën duke hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme

Inspektorati Komunal i Ferizajt ka ndërmarrë masa ndaj dy personave fizikë, të cilët janë kapur duke hedhur mbeturina në hapësira të papërshtatshme. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj të dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba mandatore në vlerë prej 200 eurosh për secilin, për shkak të ndotjes së mjedisit dhe shkeljes së rregullave për menaxhimin e mbeturinave. Njëri…

Lajme

17/06/2026 15:32

Inspektorati Komunal i Ferizajt ka ndërmarrë masa ndaj dy personave fizikë, të cilët janë kapur duke hedhur mbeturina në hapësira të papërshtatshme.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj të dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba mandatore në vlerë prej 200 eurosh për secilin, për shkak të ndotjes së mjedisit dhe shkeljes së rregullave për menaxhimin e mbeturinave.

Njëri nga rastet është evidentuar përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj–Shkup, ndërsa rasti tjetër në fshatin Mirosalë.

Inspektorati Komunal ka bërë të ditur se do të vazhdojë me monitorimin e hapësirave publike dhe marrjen e masave ndaj personave që dëmtojnë mjedisin përmes hedhjes së paligjshme të mbeturinave.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët e Ferizajt që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke raportuar çdo person që hedh mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke njoftuar autoritetet kompetente për çdo veprim që dëmton mjedisin”, thuhet në apel. /Lajmi.net/