Dy ndeshje të forta sot në Superligë, Ballkani i shkon Llapit – Ferizaj e pret Dukagjinin në stadiumin e qytetit

Dje (e premte) dhe të enjten, tashmë janë zhvilluar disa ndeshje të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërsa sot (e shtunë) do të luhet një xhiro shumë e fortë në kuadër të javës së 26-të. Këto dy përballje pritet të përmbyllin këtë xhiro të rëndësishme. Ndeshja kryesore e ditës është ajo ndërmjet dy rivalëve të…

Sport

29/03/2025 10:53

Dje (e premte) dhe të enjten, tashmë janë zhvilluar disa ndeshje të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërsa sot (e shtunë) do të luhet një xhiro shumë e fortë në kuadër të javës së 26-të.

Këto dy përballje pritet të përmbyllin këtë xhiro të rëndësishme.

Ndeshja kryesore e ditës është ajo ndërmjet dy rivalëve të mëdhenj të futbollit kosovar, Llapit dhe Ballkanit. Kjo përballje e nxehtë do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku dy skuadrat do të luftojnë për tri pikë të rëndësishme.

Ndeshja tjetër është gjithashtu shumë interesante, pasi Ferizaj do të presë Dukagjinin në stadiumin e qytetit.

Të dy ndeshjet janë parashikuar të nisin në orën 14:00.