Dy ndeshje interesante për mbijetesë zhvillohen sot në Superligë

Sot nis edhe java e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll, me dy ndeshje tejet interesante që kanë për qëllim mbijetesën. Në stadiumin “18 qershori” skuadra e Dukagjinit në Klinë pret Malishevën, ndeshja nis nga ora 15:00 dhe do të gjykohet nga treshja: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari dhe Eris Bejtullahu, shkruan Lajmi.net Ndeshja tjetër…

Sport

06/05/2023 08:10

Sot nis edhe java e 33-të e Superligës së Kosovës në futboll, me dy ndeshje tejet interesante që kanë për qëllim mbijetesën.

Në stadiumin “18 qershori” skuadra e Dukagjinit në Klinë pret Malishevën, ndeshja nis nga ora 15:00 dhe do të gjykohet nga treshja: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari dhe Eris Bejtullahu, shkruan Lajmi.net

Ndeshja tjetër zhvillohet në “Riza Lushta” në Mitrovicë Trepça ’89 pret Drenicën, kjo e fundit tashmë ka rënë nga Superliga e Kosovës.

Edhe ky takim zhvillohet në të njëjtin orar (15:00), kurse do ta gjykojnë gjyqtarët: Alban Shala, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa./Lajmi.net/