Dy mysafiret e dasmës në dyluftim të ashpër për buqetën e luleve

Një video shfaq momentin e rrallë kur dy mysafire të dasmës luftojnë dhëmb-për-dhëmb për buqetën e luleve që e hedhë nusja.

Fun

20/02/2019 16:39

Pamjet dramatike shfaqin nusen në buzëqeshje ndërsa hedhë buqetën e luleve mbrapa, gjersa 2 gra rivalizohen me njëra tjetrën që ta kapin atë, duke përfunduar në dyluftim, transmeton lajmi.net.

Ato shihen të shtrira në dysheme gjatë betejës për buqetën, ndërsa anëtarët e familjes dhe të ftuarit e tjerë shikojnë me habi.

Petalet nga lulet e hedhura ishin shpërndarë tashmë mbi dysheme.

Fituesja shihet duke u uruar nga mysafirët, ndërkohë që humbësja merr ngushëllime. /Lajmi.net/