Dy motoçiklistë tentojnë të hyjnë në ‘Area 51’, por iu ndodh diçka e frikshme

Dy motoçiklistë kanë tentuar të futen në zonën ‘Area 51’, zonë kjo për të cilën po përflitet se fshehë sekrete të mëdha, por hasën në rezistencë.

Fun

15/07/2019 16:17

Në një video të ngarkuar së fundmi nga tabloidi ‘Daily Mail’, tregohen dy persona që tentojnë të futen në ‘Area 51’, por që ndalen nga forcat ushtarake që patrullojnë këtë hapësirë, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, ata kërcënohen nga patrulluesit se do iu shqiptohet gjobë prej 700 eurosh në rast se nuk largohen nga zona e mistershme.

Së fundmi është nënshkruar një peticion për vizitimin e kësaj zone nga përafro një milion njerëz. Megjithatë, ushtria amerikane është zotuar se do të ndalojë këdo që do i afrohet ‘Area 51’-shit.

Informacionet e klasifikuara në lidhje me këtë zonë kanë ngjallur dyshime dhe konspiracione ndër më të ndryshmet, ku në mesin e tyre mbizotërojnë ato se në të mund të jenë fshehur trupa jashtëtokësor.

Gjithashtu, një konspiracion tjetër thekson se figura të ndryshme politike, të deklaruar si të vdekur, janë të fshehur në ‘Area 51’-shin.

Sidoqoftë, qeveria amerikane ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje apo ndonjë reagim në lidhje me atë se çfarë ka në zonën e apostrofuar, pavarësisht ngjalljes së kureshtjes së turistëve.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë sesi ndalohen dy motoçiklistët nga forcat ushtarake amerikane. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/2879231058758746/