Dy lojtarë të Juventusit ende nuk janë kthyer në Itali

Gonzalo Higuain dhe Adrien Rabiot nuk janë rikthyer nga Argjentina dhe Franca përkatësisht përpara rifillimit të stërvitjes së Juventusit.

Sport

11/05/2020 09:34

Dy lojtarët e Juventusit po punojnë individualisht, por mungesa e tyre po ngjall polemikë në Itali.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Higuain u kthye në Argjentinë për të qenë pranë nënës së tij, e cila po vuan nga kanceri, megjithatë Bianconeri janë të shqetësuar për vonesën e Rabiot, përcjell lajmi.net.

Cristiano Ronaldo, Sami Khedira, Miralem Pjanic, Alex Sandro, Danilo, Douglas Costa, Wojciech Szczesny, Blaise Matuidi dhe Matthijs de Ligt ishin lojtarët e tjerë të Juventusit që u larguan nga Italia pas shpërthimit të koronavirusit, por ata të gjithë janë rikthyer në Torino. /Lajmi.net/