Dy lojtarë pozitivë te Interi, klubi frikësohen për një ‘shpërthim’ me COVID-19

Danilo D’Ambrosio dhe Samir Handanovic kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sport

18/03/2021 10:16

Il Corriere dello Sport raporton se shtatë lojtarë të tjerë kanë qenë në autobus me lojtarët pozitivë, përcjell lajmi.net.

‘Nerazzurri’ frikësohen se mund të ketë një shpërtim brenda klubit, që do të rezultonte në shtyrjen e disa ndeshjeve.

Lojtarët që ishin në autobusin e ekipit me dy lojtarët pozitivë të dielën janë: Stefan de Virj, Achraf Hakimi, Nicolò Barella, Christian Eriksen, Ivan Perisic, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

Interi do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të ardhshme më 20 mars./Lajmi.net/