Dy lojtarë largohen nga Prishtina

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me dy futbollistë të saj.

Sport

14/07/2019 15:27

‘Bardh e kaltrit’ nuk do t’i kenë më shërbimet e Abdul Bashiru dhe Dotan Hasanaj, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi i majtë ganez, Bashiru, në marrëveshje me skuadrën, ka ndërprerë kontratën e tij dhe nuk do të jetë më me kryeqytetasit.

Donat Hasanaj në anën tjetër, kontrata e të cilit ka skaduar, ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin e tij me skuadrën e Dritës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të Prishtinës lidhur me këto dy lëvizje. /Lajmi.net/