Dy komisione parlamentare mblidhen sot

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, për të diskutuar tri pika që lidhen me organizimin e seancës së ardhshme plenare. Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit…

Lajme

19/10/2026 08:36

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, për të diskutuar tri pika që lidhen me organizimin e seancës së ardhshme plenare.

Sipas planifikimeve, seanca plenare do të përfshijë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.

Ndër çështjet që pritet të trajtohen është edhe formimi i Komisionit Ad-Hoc, i cili do të merret me përzgjedhjen e katër kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Po ashtu, pritet të hidhet në votim propozimi i Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.