Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst”
Sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST” të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve në ora 11:45 sipas kohës së Kosovës.
Lajme
09/04/2021 09:13
Në këtë ceremoni do të diplomohen edhe dy kadetë të FSK-së: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu.
Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare. /Lajmi.net/