Dy javë para se të betohet, Trumpi dënohet për “heshtjen” e yllit pornografik

Gjykatësi Juan Merchan ka urdhëruar që presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të dënohet më 10 janar për paratë që i dha për heshtjen e yllit pornografik Stormy Daniels – më pak se dy javë para se të betohet si president. Gjykatësi ka thënë se nuk do ta dënojë Trumpin…

Bota

03/01/2025 23:26

Gjykatësi Juan Merchan ka urdhëruar që presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të dënohet më 10 janar për paratë që i dha për heshtjen e yllit pornografik Stormy Daniels – më pak se dy javë para se të betohet si president.

Gjykatësi ka thënë se nuk do ta dënojë Trumpin me burg dhe presidenti i zgjedhur mund të paraqitet në sallën e gjyqit personalisht ose virtualisht pas një jave.

Seanca dëgjimore është caktuar 10 ditë përpara ceremonisë së inaugurimit të Trumpit në Uashington DC më 20 janar.

Trumpi u dënua në maj për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me një pagesë prej 130 mijë dollarëve për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Trumpi përmes avokatit ia dha këtë pagesë pornostares që ajo të heshtte para zgjedhjeve të vitit 2016, pasi pretendonte se ka pasur marrëdhënie seksuale me presidentin e ri të SHBA-së.